Shpeshherë është përfolur për një transfer të “futbollistit shqiptar me helmetë”, Klaus Gjasula, nga Halleschen FC për në SC Paderborn. Me këtë, futbollisti 28-vjeçar do ta realizojë ëndrrën për të luajtur në Bundesligën e dytë gjermane.
Sipas asaj që shkruan “Mitteldeutsche Zeitung”, nga kjo verë mesfushori defenziv do të luajë tek Paderborni, njofton Albinfo.ch.
Një ndryshim i tillë do të zyrtarizohet të premten.
Pas një lëndimi në kokë, në tetor të vitit 2013, Gjasula është dashur të luajë rregullisht me një helmetë në kokë, të cilën nuk e heq asnjëherë më. Ai është lojtar me fat dhe është shndërruar në një brend të vërtetë shqiptaro-gjerman.
SC Paderborn e ka bërë të qartë inkuadrimin në Bundesligën e dytë gjermane që nga java e kaluar e kampionatit kur fitoi bindshëm me 3:0 ndaj SpVgg Unterhaching.