Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon të shkëlqejë për Baselin në Superligën zvicerane.
Ajeti shënoi dy gola në fitoren e Baselit 6:1 ndaj Thunit edhe pse është paraqitur vetëm 22 minuta në fushë, shkruan albinfo.ch.
Ai hyri në lojë në minutën e 68-të, derisa realizoi në minutën e 75-të dhe 86-të. Baseli forcon vendin e dytë, derisa titullin e ka siguruar të shtunën Young Boys pas 32 vitesh.
Ndërkohë, Jetmir Krasniqi hyri në minutën e 68-të për fitoren e Luganos me rezultat 2:1 ndaj St. Gallenit.
Futbollistët shqiptarë, Toni Domgjoni e Izer Aliu luajtën titullarë, derisa Mirlind Kryeziu nga minuta e 79-të për Zurichun që barazoi 3:3 me Sionin e Ermir Lenjanit.
Aliu u zëvendësua në minutën e 83-të, kurse Lenjani në atë të 88-tën.