Për t’i ofruar ndihmë financiare të dashurës së tij shtatzënë, 24-vjeçari nga Argovia kishte kërcënuar me thikë tri gra në rrugë në Cyrih, në fund të vitit 2011. Ai u dënua të martën me 4 vjet e gjysmë burgim.
Më 16 dhjetor, e dashura e tij shtatzënë merr një lajm të keq nga spitali. Për shkak të pasigurisë në lidhje me gjendjen e saj financiare, spitali heq dorë nga mbikëqyrja e saj dhe lajmëron atë se nuk do të vazhdojë më të kujdeset për të.
Për djaloshin 24 vjeç ky lajm e keqëson edhe më situatën e tyre. I dënuar disa herë nga drejtësia zvicerane, ai vendos prapëseprapë të shkojë në Cyrih për “të fituar para”. Me fjalë të tjera, ai parashikon të sulmojë gratë në rrugë, duke i kërcënuar me thikë për t’ iu grabitur paratë që kanë me vete.
I akuzuari ka pranuar faktet në skicë para Gjykatës së Qarkut në Cyrih. Ai mohoi, megjithatë, se i ka dhënë një goditje njërës prej atyre viktimave.
Ministria Publike (Prokuroria) pati kërkuar një dënim prej gjashtë vjetësh, ndërsa mbrojtja 45 muaj burgim. Gjykata vendosi për katër vjet e gjysmë burgim.