Gruaja me inicialet T.B. ishte nisur sot nga Peja me autobus për në Gjermani, e njëjta me të mbërritur në Prishtinë është alivanosur dhe më pas ka ndërruar jetë.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë.
“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B. e lindur në vitin 1961 më pas është njoftuar Emergjenca ku edhe është konstatuar vdekja e saj”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Policia akoma nuk ka informata mbi shkaqet e vdekjes së gruas 57 vjeçare.