Më 26 prill, të enjten në mbrëmje në Ferdinand-Dinstl Saal në Krems të Austrisë është mbajtur spektakli i bukurisë “Miss Niederösterreich” apo “Miss Austria e ultë 2018”.
Dymbëdhjetë finaliste të cilat ishin kualifikuar paraprakisht nga audicionet, magjepsen mbi 150 mysafirë më bukurinë e tyre dhe aftësitë në skenë. Në gjithsej tri raunde vajzat u përballen me një garë të fortë për të fituar kurorën e më të bukurës së këtij manifestimi.
Në këtë garë bukurie morën pjesë edhe dy shqiptare me prejardhje nga Kosova: Drilona Zenelaj dhe Qëndresa Bulliqi, raporton albinfo.ch.
Të dy vajzat ndonëse u pritën mirë nga mysafirët e pranishëm, ato nuk arritën të dalin fituese.
Vajza më e bukur e këtij spektakli u shpall biondja 18 vjeçare, Katharina Katzmann, për të vazhduar me vendin e dytë Nicole Ettlinger dhe në vendin e tretë Isabel Jelinek.
