Bukuroshja Wenxia Yu nga Kina është kurorëzuar të shtunën në Kinë me titullin “Miss World 2012”
Ndërsa Martina Ivezaj, shqiptarja nga Gjermania, me prejardhje nga Mali i Zi ishte eliminuar para gjysmëfinales së konkursit “Miss World 2012”.
Këtë vit konkursi botëror i bukurisë “Miss World 2012” është mbajtur në qytetin Ordos të Republikës Inner Mongolia të Kinës..
116 vajza të reja nga e gjithë bota kishin ardhur në qytetin e braktisur në veri të Kinës, për të garuar për titullin e më të bukurës në botë.
Gjermanët kishin pritur shumë nga bukuroshja shqiptare, Martina Ivezaj.
“Ne e dinim në fakt se Martina ishte shumë e vogël,” tha Carsten Mohr, kyetar i organizatës për zgjedhje të miseve “Deutschland`s schönste”
“Por nga perspektiva ime ishte vajza e vërtet.”, tha ai. Kjo është hera e dytë që kurora e Mis Botës shkon në Kinë. Më herët kjo ka ndodhur më 2007.
Përcjellësja e parë është zgjedhur Sofy Elezabet Muld nga Welsi, ndërsa e treta, ose përcjellësja e dytë Jesika Michel nga Australia.