Është një takim historik: diktatori koreanoverior Kim Jon Un do të takohet të premten me presidentin koreanojugor Moon Jae në zonën e demilitarizuar në Panmunjeom. Ky do jetë takimi i parë mes dy Koreve në rang presidentësh pas shumë dekadash, shkruan “Blick”.
Nuk kishte si të mungonte një pjesë zvicerane në këtë takim: aty do servohet një ushqim tradicional helvet “rösti”, ku Kim Jong e ka pasur ushqim të preferuar gjatë shkollimit në Bernë.
Korea e Veriut asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht se Kim është rritur në Zvicër. Por ka shumë dëshmi nga profesorë dhe nxënës të cilët kanë kaluar kohë me të. Tashmë një gjë e tillë vërtetohet me servimin e “rösti”.
