Rreth orës 19 kur komunikacioni rrugor është më i dendur, ndodhi një aksident në tunelin Eich pranë Luzernit: mes katër kamionëve dhe një veture. Kur kamioni i parë ndryshoi anën, kamioni tjetër që vinte nga pas nuk mund të ndalonte shpejtësinë dhe u përplas me të parin. Dy automjetet tjera u përplasën gjithashtu me aksidentin e parë, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa me ambulancë janë dërguar në spital katër persona.
Dy drejtimet e tunelit mbetën të bllokuara deri në mesnatë dhe qarkullimi rrugor mund të kryhej nga rrugët anësore.