“Shkaktari kryesor i aksidentit është një 35 vjeçar zviceran, i cili të enjten, pak përpara orës 18 papritur doli në anën e kundër të rrugës në drejtim të Bremgarten. Aty, me hundain e tij u përplas me një Vë që vinte nga ana e kundërt,” përcjell albinfo.ch.
Në veturën VW ndodheshin 54 vjeçari nga Maqedonia dhe bashkëudhëtari i tij. Ata u sollën me ambulancë në spital.
Prokuroria e Muri-Bremgarten ka nisur hetimet. Deri tani 35 vjeçarit i është sekuestruar patenta e shoferit.