Anderlechti edicionin e ardhshëm mund të ketë dy futbollistë shqiptarë në radhët e tij.
Pasi mori Kristal Abazaj nga Superliga e Shqipërisë, skuadra belge, po e kërkon edhe Pajtim Kasamin, i cili aktualisht aktivizohet te Sioni, përcjell albinfo.ch.
Sioni ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës në Superligën zvicerane, derisa Kasami mund të largohet gjatë verës edhe nëse skuadra qëndron në elitën e futbollit.
Kasami ka gjithashtu përvojë ndërkombëtare, pasi ka luajtur në skuadra si Palermo në Itali, Fulham dhe Notinghem Forest në Angli, Olympiakos në Greqi.
Ai më herët ka qenë pjesë e Zvicrës.