Shteti i Swasilandit e ka ndryshuar emrin e tij, i cili në fjalorin ndërkombëtar ka ngjashmëri me atë zviceran “Switzerland”. Shteti i mbyllur federal në jug të Afrikës, prej tani do të quhet «eSwatini».
Një lajm të tillë e bëri të ditur Mbreti Mswati III në kuadër të përvjetorit të 50-të të pavarësisë nga Britania e Madhe.
«eSwatini» në përkthim do të thotë «Vendi Swasi». Për ndryshimin e emrit, përveç disa arsyeve të tjera, mbreti ka përmend edhe një arsye, e ajo është Zvicra: “Gjatë udhëtimeve jashtë vendit, ne na shqiptojnë rregullisht si zvicerane», ka pohuar Mbreti Mswati III, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Në të ardhmen, nuk do të ketë më konfuzione lidhur me këtë çështje.
Për momentin, mbreti në fjalë ka së paku 50 bashkëshorte dhe për kënaqësinë e tij ndonjëherë përkujdesen edhe mijëra gra të tjera të zhveshura.