Në autostradën A1 në afërsi të lagjes Wülflingen të Winterthurit, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku. Me këtë rast kanë pësuar lëndime 15 persona, prej të cilëve njëri është lënduar rëndë, njofton srf.ch.
Në aksident janë përfshirë dy një kamion me rimorkio dhe një autobus turistik. Shoferi i autobusit si dhe shoqëruesja (asistentja), të cilët ndodheshin në pjesën e përparme, si pasojë e përplasjes së fuqishme janë bllokuar në autobus, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, gruaja ka pësuar lëndime të rënda ndërsa shoferi lëndime mesatare. Ata janë transportuar në spital.
Nga 40 udhëtarët sa ndodheshin në autobus, lëndime të lehta kanë pësuar 12, njofton Policia Kantonalöe e Cyrihut. Nëntë prej tyre janë trajtuar në vendin e ngjarjes ndërsa tre të tjerët janë dërguar në spiral.
(Foto: Kapo Zürich)