Në konferencën për shtyp lideri i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, tha se kryeministri Zoran Zaev duhet të zgjedhë në mes tij dhe Bilall Kasamit, për përfshirje në Qeveri.
“Zaev e ka fjalën përfundimtare. Ai e ka patjetër të zgjedh mes të dy fraksioneve,” tha Gashi i cili konfirmoi se BESA pret të hyjë në qeveri dhe sa ka kuadro për udhëheqje të çfarë do lloj ministrie.
Gashi shprehu gjithashtu kënaqësinë për lajmet e mira nga Brukseli dhe për vizitën e eurokomisionerit Johannes Hahn. Në lidhje me çështjen e emrit, Gashi thotë se nuk dëshiron diçka që prek identitetin e maqedonasve, dhe se mbështet ndryshimin e Kushtetutës, nëse kjo do të thotë ecje përpara.
Afrim Gashi ka tre deputetë, ndërsa Bilall Kasami i krahut tjetër të Lëvizjes BESA ka vetëm dy deputetë.