Shtetasi i Kosovës F.M , 51 vjeçar, pasi është ekstraduar nga Holanda, do ta vuajë dënimin me 8 vite burgim në Shqipëri.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi i përmendur është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, shkruajnë mediat e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:
F.M., 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.