Një pikturë e Marc Chagall e vjedhur në New York e vjedhur 30 vite më parë është gjetur nga FBI-ja dhe pritet që tu kthehet trashëgimtarëve. Piktura që e mban titullin “Otello dhe Dosdemona”, është mbajtur e fshehur në një depo në Marylan, njofton FBI.
Piktura ishte blerë nga çifti Hellers në vitet e 20-ta dhe u vodh në apartamentin e tyre në vitin 1988 në Manhatan derisa çifti ishte në pushime.
FBI-ja njofton se piktura asnjëherë nuk është shfaqur prej se ishte vjedhur, ndërsa hajduti, një punëtor i ankandit kishte tentuar që vitin e kaluar ta shiste atë në një galeri por nuk arriti dhe kështu vendosi që ta dorëzonte pikturën.