Disa lagje të qytetit të Bernës kishin mbetur pa energji elektrike në mesditë për shkak të një zjarri të shkaktuar në termocentrali Engehald. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 12:45.
Zjarr i vogël ishte lokalizuar shpejt nga ekipet e zjarrfikësve.
Në EWB flasin për një defekt të izoluar të shkaktuar nga një lidhje e shkurtër të energjisë elektrike në termocentralin Engehald. Por, zjarrfikësit thanë se zjarri nuk ishte edhe aq i vogël
Zëdhënësja për media në EWB, Alexandra Jaeggi ka bërë të ditur se pa energji elektrike kanë mbetur në mesditë Länggasse, Breitenrain dhe brendia e qytetit të Bernës..
Sipas EWB rregullimi i këtij problemi zgjati vetëm njëmbëdhjetë minuta dhe furnizimi me energji elektrike është rivendosur në qytetin e Bernës.