Turizmi zviceran ka regjistruar në muajin qershor 3 milionë turistë që kanë fjetur nëpër hotelet e vendit.
Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar bëhet fjalë për një rënie prej 5.5 për qind.
Sipas Zyrës Federale për Statistikë turistët e huaj kanë rezervuar më pak, por edhe turistët vendës kanë munguar në hotelet zvicerane.
Rezultatet e prezantuar për gjysmën e parë të vitit 2012, me gati 17 milionë qëndrime gjatë natës, tregojnë se numri i bujtjeve nëpër hotelet e Zvicrës është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar.
Turistët e huaj më së shumti vizitojnë Lucernin, Cyrihun, Gjenevën dhe regjionin Berner Oberland.