Në fakt, shqiptari është dënuar nga 2004 me 6 vjet e 3 muaj burg, sepse kishte qëlluar një person me tre plumba në këmbë, shkruan “bild.de”.
Tani 39 vjeçari ndodhet përsëri përpara Gjykatës – për vrasje dhe fshehjen e një rasti tjetër. Ai dyshohet se ka vrarë mikun e tij Nertil L. (29), sëbashku me të pandehurin nga Kosova, Ajvaz V. (40).
Sipas padisë Q. kishte shkuar në shtëpinë e ndodhur në rrugën Goernestraße rreth orës 4.10 të mëngjesit, kur pas zënkës verbale, kishte shkrepur armën. Nga plumbat vdiq L., ndërsa cimeri i tij Silver I. kishte fat, pasi shpëtoi duke u larguar.
Procesi pritet të zgjasë 28 ditë, ndërsa si dëshmitar i rastit është edhe Silver I..