Në marketin “Kipper” në Çair, para pak çastesh ka pasur një përleshje të armatosur. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje personale mes dy të rinjve, ku si pasojë ka mbetur e plagosur njëri prej tyre. Një djalë e ka plagosur të punësuarën në këtë market A.GJ.. Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB për “Zhurnal”.
“Në ora 14:38 të punësuar në marketin “Kipper” në rrugën “Kemal Sejfulla” kanë denoncuar se një djalë ka shkrepur armën e zjarrit drejt të punësuarës A.GJ. Nëpunësit policor menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit”, thuhet në komunikatën e MPB, përcjell albinfo.ch.
Djali që ka qëlluar vajzën, njiheshin mes veti. Vajza e lënduar është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia vijon hetimet.