Burime pranë qeverisë së Damaskut potencuan se ushtria pas alarmimit është në gatishmëri të plotë. “Guardian” ka bërë me dije sesi të enjten në mëngjes dy autokolona ushtarake udhëtoninin nga Damasku në perëndim të vendit – konkretisht në kufi me Libanin.
Në anën tjetër, Hizbollahu libanez, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të regjimit Assad janë kthyer mbrapsht në vendlindje, për të mos u bërë cak i sulmeve perëndimore.