“Rusia ka bërë me dije se do sulmojë çdo raketë drejt Sirisë. Rusi, bëhu gati, sepse ata po vijnë, të reja, të mira dhe shumë “intelegjente”! Ti nuk duhet të jesh partnere me Vrasësin KAFSHË, që vret popullin e tij me gaz dhe kënaqet,” shkruajti Trump, informon albinfo.ch.
Trump kishte paralajmëruar të hënën se vendimi do merrej në 24 deri 48 orët e ardhshme. Vendimi amerikan pritet të ketë mbështetje nga Franca dhe Britania e Madhe.
Rusia ka kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake nga jashtë në Siri. Kjo pritet të tensionojë ndjeshëm marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimit.