Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës është Valon Berisha, i cili luan në Red Bull Salzburg.
Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sy të disa skuadrave evropiane, e në mesin e tyre edhe Liverpooli, shkruan albinfo.ch.
Mediat angleze raportojnë se “Të Kuqtë” pas Naby Keitan nga Leipzigu e dëshirojnë edhe Berishën, skuadra e të cilit ka sponsor të njëjtë me Leipzig.
Trajneri Jurgen Klopp është duke menduar për transferimin e Berishës, i cili është lojtari kryesor i klubit austriak.
25-vjeçari ka luajtur një rol të rëndësishëm në Ligën e Evropës, duke realizuar pesë gola në 10 paraqitje.
Berishës i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale.