Një grup biznesesh të vogla në Tiranë kanë mbyllur lokalet e tyre në shenjë proteste kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së.
Protestë e ngjashme si në Tiranë është mbajtur në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht bizneset. Ata po refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit.
Në krah atyre u kanë dalë partitë opozitare të cilët kanë bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se atyre po u bëhet presion nga inspektorët tatimorë. Kjo ishte protesta e tretë e madhe që u zhvillua brenda 10 ditësh.