Në sulmin që ndodhi pasditen e sotme në qendrën e vjetër të qytetit të Münsterit, kanë humbur jetën së paku katër persona, shkruajnë mediet gjermane.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka konfirmuar për media se, mbi bazën e informacioneve të disponueshme deri tash, janë katër të vdekur. Në mesin e tyre numërohet edhe vetë sulmuesi i dyshuar, i cili me makinën e tij, një kamion të vogël, ka goditur turmën e njerëzve që rrinin ulur në tavolinat para një lokali hotelier.