Disenjatorja me famë ndërkombëtare Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your Color” , përcjell albinfo.ch.
Ky koleksion, me mbi 40 kreacione, në brendinë e vet përçon mesazhe gëzimi, optimizëm dhe gjallëri, dhe është koleksion shumë femëror.
Në koleksionin e prezantuara dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me materiale: sedefe me dizajne të ndryshme, çipk me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te, poashtu një pjesë e këtij koleksioni është krijuar edhe me punë dore.


