Pas sulmit vdekjeprurës mbi pronaren Lezime K. (52) dhe djalin e saj Liridon K. (27), qeni “Chico” është dërguar në strehimoren e qenve në Hannover. Aktualisht ai po qëndron përherë të parë jashtë kolibës. Por edhe për pak kohë, pasi fati i tij është përcaktuar.
Sot obdukcioni vërtetoi se vdekja e nënës dhe birit të saj ndodhi si pasojë e kafshimit të qenit agresiv. Pas kësaj është e qartë: ai do vdes.
Ky vendim vjen përkundër faktit që qindra persona janë ofruar për përkujdesjen e qenit Chico, tha shefi i strehimores së qenve, Heiko Schwarzfeld. Ai e sheh qenin të papërmirësueshëm.