Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha po vazhdon me formën e mirë me fanellën e Salzburgut.
Berisha shënoi në portën e Lazios, e ku portier është Thomas Strakosha, ‘gardiani’ kuqezi, shkruan albinfo.ch.
Berisha shënoi në minutën e 29-të nga pika e bardhë, pasi Dusan Basta kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj njërit prej sulmuesve.
Ai e barazoi rezultatin në 1:1 pasi që Senad Luliq e kishte kaluar në epërsi Lazion.
Ky është goli i pestë i Berishën në këtë garë, derisa e festoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Pjesa e parë përfundoi 1:1.
http://www.dailymotion.com/video/x6hdgxg