Pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve (27, 24) përpara pesë muajsh në Sahlkamp, ecuria penale ka filluar e gjitha nga fillimi. Të mërkurën, i dyshuari për tentim vrasjen, Roland S. (30) është liruar nga paraburgimi, për shkak se nuk kishte fakte konkrete për përfshirjen e tij, shkruan “bild.de.”
Ngjarja makabre ndodhi në mes të nëntorit kur një i panjohur qëlloi dyshen shqiptare. Dy plumba takuan Orlando D. (27), në këmbë dhe te të ndenjurat. Në gjurmët e armës nga u qëllua, u gjet ADN e Rolandit. Por në gjurmët e armës ndodheshin edhe tjerë.
Viktima për shkak të qëndrimit ilegal në Hanover, do dëbohet për në vendlindje.