Lidhur me dënimin e të ashtuquajturës vrasje për gjakmarrje në Visselhövede të Gjermanisë, pala mbrojtëse ka kërkuar rishqyrtimin e vendimit pranë Gjykatës Federale gjermane.
Javën e kaluar, Gjykata rajonale në Verden, të pandehurin e ka dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan “NDR”, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptari 23-vjeçar nga Seelze në afërsi të Hannoverit, kishte deklaruar se në momentin e krimit ka qenë duke drejtuar motoçikletën.
Por, lidhur me vrasjen, para trupit gjykues ai ka heshtur. Në janar të vitit të kaluar, së bashku me një shqiptar tjetër, ai e kishte vrarë një bashkëkombës të tij, në rrugë të hapur.