Komisioni Parlamentar për kontroll heq dorë nga padia kundër të panjohurit në lidhje me daljen e paautorizuar të informatave nga raporti mbi Libinë. Ky komision e mbështet vendimin e tij me qëndrimin se tashmë nuk ka mundësi të zbulohet se kush ua ka dhënë në dorëzim medieve informatat sekrete nga “raporti mbi Libinë”.
Kryetari i komisionit njëherësh deputet në Dhomën e Ulët Klaude Janiak i ka deklaruar drs-së se megjithatë, qeveria federale është e lirë të ngre padi nga ana e saj lidhur me këtë çështje.
Në mënyrë që në të ardhmen të mos dalin jashtë dokumentet sekrete, ato duhet t`i kenë në zotërim vetëm Qeveria federale dhe një numër bashkëpunëtorësh të zgjedhur.