“Do të të bëjmë gjithçka që dëmi të rregullohet. Agjencia jonë e mbështet lirinë e shprehjes, por jo cënimin e lirisë së tjetrit, në baza etnike, gjinore e fetare. Është viti i katërt që hapet konkurs dhe poetet aplikojnë dhe ka komision profesional, të cilët në bashkëpunim me publikun i kanë zgjedhur poezitë. Ky rast është alarmues për institucionin tonë dhe ndiej përgjegjësi morale dhe i kërkoj falje publikut. Do të hetohet rasti se kush e ka lejuar këtë gabim. Do të kthehen të gjitha kopjet e shpërndara deri tash dhe nuk do të lejohet shpërndarja e mëtejshme”, ka thënë drejtori Darko Kaevski i cili njëkohësisht është edhe redaktori i librit me poezinë ofenduese.
Komisioni dënon procedurën e Agjencisë në fjalë, Komisionit profesional që ka vendosur për vlerësimin e përmbajtjes, si edhe autorin e poezive.
Vargjet e një poezie me autor maqedonas, në mënyrë përçmuese radhiten disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë. Poezia në gjuhën maqedonase përfundon me përdorimin e fjalën “shiptari”, që maqedonasit e përdorin për ofendim, kur u drejtohen shqiptarëve.