Policia shqiptare identifikoi Kristjan Shkambin si autor të vrasjes me thikë gjatë ditës së djeshme në Shkodër.
Ai goditi për arsye ende të paqarta me thikë shokun e tij, Kole Fermasi duke e lënë të vdekur në vend, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, ku duke pirë Shkambi e ka goditur Fermasin me thikë, gjë e cila i ka sjellë vdekjen. Sipas mediave shqiptare ata ishin shokë, por një zënkë mes tyre bëri që Shkambi të therë me thikë Fermasin, i cili më pas ndërroi jetë.
“25-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa autori Kriatian Shkambi 30 vjeç është arrestuar në kohë rekord nga forcat e policisë pak larg vendit të ngjarjes”, bën me dije policia shqiptare.