Ish presidenti amerikan Barak Obama tha se është i përqendruar në krijimin e “një milion Barack Obamave të rinj’ të cilët do të vazhdojnë punën në “përparimin e mirëqenies njerëzore’ .
Duke folur gjatë një konference ndërkombëtare të sponsorizuar nga një grup jofitimprurës japonez në Tokio, Obama tha se shpresonte që puna e Fondacionit të tij “Obama” mund të krijonte “grupin e ardhshëm të njerëzve që mund ta merrnin rolin e paraparë për përparimin e njerëzve dhe vazhdon të ndërtojë akoma më shumë punën që u arrit’.
Në nëntor 2017, Obama filloi nismën e tij të pas-presidencës për të nxitur udhëheqësit e rinj qytetarë gjatë samitit të parë të Fondacionit Obama. Fondacioni është themeluar në vitin 2014.