Hamburg nuk po kalon aspak momente të mira në Bundesliga dhe rrezikon seriozisht rënien nga Bundesaliga, për herë të parë në historinë e saj.
Edhe ambienti në klubin gjerman nuk është aspak e mirë, derisa së fundi u përjashtua mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti kuqezi u dërgua në ekipin e të rinjve si dënim, kurse deri më tani nuk ka folur lojtari se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Ka qenë trajneri i Hamburgut, Christian Titz që ka folur rreth situatës së mbrojtësit shqiptar.
“Mërgim Mavraj është larguar nga ekipi i parë për arsye sportive. Kjo është e gjitha që mund të them”, ka deklaruar Titz.
Hamburg është e vetmja skuadër gjermane që asnjëherë nuk ka rënë nga elita, megjithatë, këtë edicion vështirë se do të shpëtojë.
Në dy vitet e kaluara kishte luajtur në “Play-out”.