Presidentja e Konfederatës, Eveline Widmer Schlumpf, do të përfaqësojë Zvicrën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër.
Ministri i Jashtëm, Didier BURKHALTER, gjithashtu do të udhëtojë në brigjet e Thames. Ai mbajti një fjalim në “Swiss House, Shtëpinë e Zvicrës”, e cila u hap të premten në orën 19:00. Lojërat Olimpike do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 12 gusht. Zvicra do të jetë e pranishme në vend me 102 sportistë.