Familjarët e turqve të arrestuar dje nga Policia e Kosovës me arsyetimin dëbimin e tyre nga territori i Kosovës, sot po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Familjarët thonë se nuk u intereson se a ka shkarkime apo jo, por dëshirojnë të marrin informacion për fatin e gjashtë të ndaluarve, raporton Indeksonline.
“Neve nuk na intereson që a po shkarkohet ministri apo jo, ne duhet të dimë çka ka ndodh me familjarët tonë. Ne besojmë që ata ende janë në Kosovë”, ka thënë nëna e njërit prej të ndaluarve, përcjell albinfo.ch.
Ata po kërkojnë takim me kryeministrin për të sqaruar rastin që sipas tyre i ka terrorizuar dje.
Gjashtë të ndaluarit janë dëbuar në Turqi.