Deputetët e Dhomës së Epërme të Parlamentit të Zvicrës kërkojnë që të sqarohen akuzat e publikuara së fundi, sipas të cilave të hollat nga tregtia me organe të njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri, janë dërguar në llogaritë bankare në Zvicër.
Kryetarja e Komisionit të jashtëm të këtij këshilli, Christa Markwalder, deklaroi për mediet zvicerane në gjuhën gjermane, se “nëse dyshimet vërtetohen, duhet të angazhohet edhe prokuroria shtetërore”, sepse është në interesin e Zvicrës që të “mbetet qendër e pastër financiare”.