“Përballë mbrojtjes së fuqishme kosovare, përfaqësuesja gjermane e kishte tmerrësisht të vështirë, ndërsa në sulm ishte pa ide,” përcjell albinfo.ch, lajmin e mediave gjermane.
“Ishte e dhimbshme,” shkruan media tjetër gjermane “Bild”. “Është përsëri Kosova. Nëse krahasojmë vlerën e lojtarëve kosovarë (sipas transfermarkt.de) është 1,68 milion euro. Te Kampioni Europian, Gjermania, kjo shifër është 120,9 milion. Por nuk ka dallime të mëdha.”