Zvicra ka shënuar fitore bindëse ndaj Panamasë, me rezultat 6:0, në takimin që u zhvillua në Luzern, shkruan albinfo.ch.
Dy mesfushorët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili luajtën nga fillimi në këtë ndeshje, derisa janë zëvendësuar në pjesën e dytë. Xhemaili është zëvendësuar në minutën e 46-të, kurse Xhaka në minutën e 69-të.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi pikërisht mesfushori Xhemaili në minutën e 22-të, derisa nëntë minuta më vonë Xhaka shënoi nga pika e bardhë.
Pjesa e parë përfundoi 4:0 me golat e Embolo dhe Zuber, derisa në pjesën e dytë shënuan edhe Dërmiq dhe Frei.
http://www.dailymotion.com/video/x6gxsrb