Kosova U-21 ka arritur një sukses historik duke barazuar me Gjermaninë U-21, takim që u zhvillua në Mitrovicë, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse gjermanët kishin disa raste të mira shënimi, ndeshja përfundoi pa gola, çka ishte një sukses i madh, pasi Gjermania U-21 është kampione e Evropës në këtë kategori.
Hero i Kosovës ishte portieri Visar Bekaj, por edhe lojtarët tjera dhanë më shumë se 100 % nga vetja në këtë ndeshje.
Gjithashtu ky barazim shton gjasat e Kosovës për kualifikim. Momentalisht ndodhet në vendin e dytë me 11 pikë, pesë më pak se lideri Gjermania dhe pikë të njëjta me Irlandën, që është e treta.
Më herët edhe Kosova U-19 shënoi fitoren e parë në raundin elitë, duke mundur Sllovakinë 2:1.
Kujtojmë që edhe Kosova A ka mundur Burkina Fason, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Paris.