Kosova ka shënuar fitoren e tretë radhazi në ndeshjet miqësore. Fitoren e fundit e shënoi ndaj Burkina Fasos me rezultat 2:0, në takimin që është zhvilluar në afërsi të Parisit, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi, në minutën e 74-t, kurse goli i dytë erdhi në minutat shtesë nga Leart Paçarada.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Kosovës nën drejtimin e trajnerit zviceran, Bernard Challandes.