Zvicra po fiton ndaj Panamasë, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Luzern, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 22-të, Zvicra ka kaluar në epërsi me golin e Blerim Xhemailit.
Mesfushori shqiptar pranoi një top në zonë dhe nga afër nuk gaboi për 1:0.
Ky ishte goli i dytë radhazi i Xhemailit, pasi shënoi ndaj Greqisë, që përfundoi 1:0 për Zvicrën.
Ndërkohë, golin e dytë e ka shënuar mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ai realizoi nga penalltia.
Zvicra po fiton 3:0, ku golin e tretë e ka shënuar Embolo.
http://www.dailymotion.com/video/x6gxsnf
http://www.dailymotion.com/video/x6gxs52