Një burrë dhe një grua nuk kanë pasur shumë kohë të mendojnë kur kanë parë se ngasësi i motoçikletës, pas rrëzimit nga ajo, po rrëshqiste drejt rrotave të trenit që do të kalonte pas pak sekondash.
Në çastin e fundit ata kanë arritur ta tërheqin motoçiklistin nga shinat.
Kjo ka ndodhur të martën, më 17 korrik në Schafhausen të Emmentalit, Kantoni i Bernës.
Menjëherë pas shpëtimit të motoçiklistit, ka ardhur treni, i cili e ka shkelur motoçikletën dhe e ka hedhur në largësi.
Motoçiklisti, pasi gjatë rrëzimit ka pësuar ca lëndime, është bartur me autoambulancë për në spital.