Konkretisht 29 vjeçari akuzohet për dhunimin seksual të tre vajzave minorene të moshave 8 deri 13 vjet. Ngjarjet janë raportuar mes nëntorit 2015 dhe marsit 2016. Për këtë Gjykata e Cyrihut e ka dënuar atë me 9 vjet burg, përcjell albinfo.ch. 10 vjeçaren ai kishte tentuar pa sukses ta dhunojë në një bodrum, ndërsa pak ditë më pas 8 vjeçaren ia kishte zënë rrugën e tualetit dhe kishte filluar ta trajtojë seksualisht. Kjo e fundit shpëtoi vetëm pasi nëna i erdhi në tualet nga të bërtiturat, ndërsa i dënuari arriti të ikë pasi kapi krahun e nënës për derën e tualetit.
Përveç kësaj ai duhet të paguajë një gjobë 500 frangëshe, për shkak të kryerjes së një terapie në burg. Gjykata e ka shpallur të fajshëm për tentimit e disa hershëm të marrëdhënieve seksuale dhe detyrimit të marrëdhënieve me fëmijë. Gjithashtu Gjykata e dënoi 29 vjeçarin për seks pa konsensus me kolegen 16 vjeçare.