Ish presidenti i rrëzuar i Tunizisë Ben Ali është i gatshëm që të heq dorë nga çfarëdo pasurie që “mund të ketë” në Zvicër. Ndërkohë, ai kundërshton deklarimet se ka pasuri në këtë shtet.
Prandaj ai, përmes avokatit të tij e ka njoftuar Departamentin e Punëve të Jashtme të Zvicrës se Zvicra është “në mënyrë të pakthyeshme e autorizuar” që paratë e tij eventuale që do të gjendeshin në këtë shtet, t`ia dorëzojë shtetit tunizian.
Vitin e kaluar, në kuadrin e masave kundër klanit të ish presidentit Ben Ali, Zvicra pati bllokuar para dhe gjësende në vlerë prej 60 milionë frangash. Këto mjete shteti zviceran pretendon t`ia kthejë sa më parë Tunizisë.