Jose Abreu, themeluesi i një programi që nxori mijëra fëmijë venezuelas nga krimi dhe varfëria nëpërmjet muzikës, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Abreu themeloi rrjetin muzikor “El Sistema” apo “The System” në vitin 1975, me një përbërje prej vetëm 9 muzikantëve në fillim, rrjet ky i cili më vonë u zgjerua edhe më shumë, duke grumbulluar rreth 300 kore dhe orkestra që morën çmime nga Akademia Mbretërore Suedeze dhe UNESCO, përcjell albinfo.ch.
Modeli i Abreut është ndjekur nga vende të tjera të Amerikës Latine si dhe nga disa vende të Evropës. Ai ka folur fuqishëm në mbështetje të protestave antiqeveritare që vitin e kaluar e tronditën Venezuelën për katër muaj, duke lënë më shumë se 120 njerëz të vdekur, duke përfshirë një muzikant 18-vjeçar nga Orkestra Kombëtare e Venezuelës.