Kjo është ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Kosovës në Grupin e 5, ku kryeson Gjermania me 15 pikë, ndërsa Kosova renditet e treta me dhjetë pikë po aq sa Irlanda. Trajneri Stefan Kuntz paralajmëron skuadrën pas fitores kundër Izraelit 3:0. “Norvegjia ishte në avantazh 2:0 dhe më pas humbi 2:3. Detyra e parë do të jetë se të rinjtë janë tërësisht të përqendruar dhe nuk do të mendojnë se janë në shëtitje, sepse ndodhen për herë të parë.”
Portier i gjermanëve do të jetë Florian Müller, i cili do të debutojë në Mitrovicë. Ndërsa për shkak të lëndimeve do mungojnë Thilo Kehrer (Schalke 04) dhe Timo Baumgartl (VfB Stuttgart). Në ndeshjen e parë Kosova humbi minimalisht pas golit të Maximilian Eggestein.