Enti Federal për Migracion gjatë vitit 2011, i ka përgatitur mëkot 1700 raste për kthim të azilkërkuesve në një shtet nënshkrues të Marrëveshjes së Dublinit. Personat që duhej të ktheheshin në shtetin e parë nënshkrues, nga i cili kishin ardhur në Zvicër, thjesht, nuk mund të gjindeshin më askund!
Për autoritetet mbetet e paqartë nëse këta persona kanë kaluar në ilegalitet në Zvicër ose vërtetë e kanë lëshuar Zvicrën, thotë për mediet një zëdhënës i entit në fjalë.
Arsyeja për “zhdukjen” e pakontrolluar të azilkërkuesve qëndron në mungesën e vendeve të mjaftueshme në burgjet për deportim. Riatdhesimi do të bëhej më herët dhe më me sukses nëse do të kishte vende të mjaftueshme në burgjet ne fjalë, thonë autoritetet.