Karateistja Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana Vikovac, në kategorinë +68 kg”, thuhet në faqen zyrtare të KOK-ut, përcjell albinfo.ch.
Garuesja nga Gjilani është shprehur shumë e lumtur për fitoren, duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen, që i kanë dhënë.
Medalje të argjendtë për Kosovën mori Blodin Pakashtica, i cili u mposht në finale nga Mursel Misini, shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg.
“Urojmë suksesin e radhës së karateistëve tanë dhe ju dëshirojmë suksese edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në këtë Kampionat”, thotë KOK-u.
Në hendboll dhe xhudo, sportistet nga Serbia kanë refuzuar të luajnë ndaj Kosovës.