Para katër muajsh ishte plagosur një shqiptar 27-vjeçar në Steigerwaldweg të Gjermanisë me armë zjarri.
Tashmë, policia gjermane ka arrestuar një sulmues të dyshuar.
I dyshuari 30-vjeçar akuzohet se viktimën e ka zënë në pritë, duke shtënë mbi të me armë zjarri, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.
Policia ka hetuar në rrethinë, ka intervistuar dëshmitarë, duke i rënë në gjurmë sulmuesit, i cili për momentin është duke heshtur.
Motivet e sulmit ende janë të paqarta.